Skip to main content

Ekipi i CiviKos takoi znj. Krenare Sogojeva Dermaku, Komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, dhe znj. Flutura Hoxha, Udhëheqëse e Divizionit për Hartim dhe Harmonzim të Legjislacionit të MAPL-së, në kuadër të takimeve koordinuese të projektit ‘Përforcimi i Zërave Lokal Përmes Pjesëmarrjes Aktive’. Ky projekt i financuar nga National Endowment for Democracy (NED) ka për qëllim ngritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimarrje lokale, si dhe rritjen e bashkëpunimit në mes të iniciativave me bazë në komunitet dhe institucioneve publike lokale.