Vitin e kaluar është miratuar Strategjia Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2013 – 2017. Në mënyrë që kjo strategji të jetë sa më e zbatueshme, duhet të sigurohen edhe mekanizmat përcjellës për zbatim të kësaj strategjie, respektivisht themelimin e Këshillit për zbatim të Strategjisë Qeveritare. Rregullat e punës (Termat e referencës) për funsionimin e këtij këshilli që nga data 17.06.2014 janë te hapura për konsultim publik nga Zyra për Qeverisje të Mirë /Zyra e Kryeministrit deri me datën 9 Korrik. Në ditët në vijim poashtu do të shpallet edhe ftesa publike për organizatat e shoqërisë civile për të aplikuar për antarësim në Këshill.Në mënyrë që të njohtoheni më shumë me këto termat e referencës si dhe rreth strukturës dhe angazhimin tuaj në këtë Këshill, Platforma CiviKos ju fton të merrni pjesë në takime informuese që do të mbahen me 25.06.2014 në Mitrovicë, 26.06.2014 në Ferizaj, 27.06.2014 në Klinë, 30.06.2014 në Prizren dhe 03.07.2014 në Prishtinë. Këto takime përkrahen nga TACSO – Zyrja në Kosovë.
Nëse keni ndonjë pyetje shtesë, ju lutem lajmërohuni në info@civikos.net apo 038 224 904.