Me 22 tetor 2015 Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit si sekretariat i Këshillit, ka realizuar takim të përbashkët me Ekipin e Punës për Objektivin Strategjik II “Sistem i ndërtuar i kontraktimit të shërbimeve publike për Organizatat e Shoqërisë Civile”.
Qëllimi i takimit ka qenë funksionalizimi i Ekipit të Përbashkët të Punës për përcaktimin e standardeve dhe parimeve për kontraktim të shërbimeve publike për OSHC. Ekipi i përbashkët i Punës është emëruar për përkrahje të Ekipit të II te Objektiva Strategjike II “Sistem i ndërtuar i kontraktimit të shërbimeve publike për organizatat e shoqërisë civile”. Gjithashtu në takim u prezantua puna dhe zhvillimet e fundit për procesin në zbatim të objektives së dytë, progresi, risitë dhe ngecjet.
Gjithashtu qëllimi i takimit është edhe që si ekip të vendosim për hapat në zbatimin e masave dhe aktiviteteve që janë planifikuar të Objektiva e dytë për muajt në vijim për vitin 2015.
Në takimin me ekipin e përbashkët të punës për objektivin Strategjik II si edhe në takimet e tjera të mbajtura me ekipet e punës për Objektivat Strategjike, Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim dhe me përkrahjen e GIZ-it ka prezantua draft kornizën fillestare të Sistemit të Monitorimit të zbatimit të Strategjisë.