Kishim kënaqësinë që së bashku me Kryetaren e Bordit të Platforma Civikos, znj. Nermin Mahmuti, të mirëpresim në zyrat tona znj. Marite Moras, Udhëheqëse e Qendrës së Ekspertizës për Qeverisje Shumëpalëshe nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale – Këshilli i Europës si dhe përfaqësues nga Zyra e Këshillit të Europës në Kosovë.
Gjatë takimit diskutuam për punën e Platforma CiviKos, rolin dhe kontributin e shoqërisë civile në Kosovë, si dhe mundësitë për bashkëpunime të ardhshme në fushën e qeverisjes së mirë, transparencës dhe përfshirjes së qytetareve në vendimmarrje.
Falenderojmë znj. Moras dhe ekipin e Këshillit të Europës për vizitën.

