Sot në Zyret e Agjencia për Informim dhe Privatësit, së bashku me Komisioneren për Informim dhe Privatësi Znj. Krenare Sogojeva Dermaku dhe organizatën partnere Institute for Technology and Society, patëm kënaqësinë të presim Znj. Désirée Bonis, Ushtruese e Detyrës së Shefes së Misionit (Chargé d’Affaires) dhe Znj. Venera Ramaj nga Ambasada e Holandës në Kosovë.
Gjatë takimit, diskutuam mbi rezultatet e projektit tonë të përbashkët dhe prezantuam punën e realizuar deri më tani, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në avancimin e transparencës, mbrojtjes së të dhënave dhe forcimit të qeverisjes së mirë.
Falënderojmë Ambasadën e Holandës për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm në fushën e të drejtave të njeriut dhe mbeshtetjen e shoqërisë civile në Kosovë.

