Skip to main content

Platforma Civikos organizoi takim me organizatat e shoqërisë civile të rajonit të Prishtinës, ku u diskutua rreth rolit të shoqërisë civile në procesin e zbatimit të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023, e në veçanti rolit të Këshillit për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile në zbatimin e objektivave të Strategjisë.

Ky takim u organizua me mbështetje të Programit për Angazhim Qytetar, një partneritet ndërmjet Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe USAID Kosovo.