Platforma CiviKos kishte kënaqësinë të mbajë diskutimin e fokus grupit me organizatat ofruese të shërbimeve me qëllim të validimit të gjeturave të hulumtimit që CiviKos është duke e zhvilluar me qëllim që të analizojë ndikimin e pandemisë në punën e organizatave që ofrojnë shërbime. Të gjeturat e këtij hulumtimi do të ndihmojnë në zbatim të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023, respektivisht rregullimin e një sistemi të qëndrueshëm të kontraktimit të shërbimeve nga ana e institucioneve publike për organizatat që ofrojnë shërbime në Kosovë. Falenderojmë Z. Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të Mirë për fjalën hyrëse në takim, dhe mbështetjen në zbatim të këtij projekti. Ky aktivitet është financuar nga USAID përmes Balkan Trust for Democracy, projekt i German Marshall Fund i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.