Skip to main content

Me datën 10.10.2013 duke filluar nga ora 10:00 në Sallën e Konferencave të  KCSF-së, në Prishtinë, u mbajt takimi i parë për diskutim rreth draftit të parë të Kodit të Mirësjelljes që Platforma CiviKos është duke e hartuar në bashkëpunim me ekspertin e kontraktuar Zt. Hajrulla Çeku. Kodi i Mirësjelles do të pasqyrojë përkushtimin e Platformës CivKos dhe anëtarëve të saj ndaj parimeve etike në përpjekjet e tyre për të përmbushur misionin e Platformës.

Pjesëmarrës ishin: Hajrulla Çeku – Autor i draftit të Kodit të Mirësjelljes,  Mimoza Murati – Platforma Civikos, Dardan Kryeziu – Platforma Civikos, Ardiana Osmani – Platforma Civikos,  Arbër Nimani – Platforma Civikos si dhe përfaqësues të organizatave anëtare: Vehbi Gogjuli – OJQ Gjeomjedisi, Zef Shala – SHABK Nëna Terezë,  Labinot Salihu- OJQ IKS, Dren Puka -KCSF, Visar Sutaj – OJQ D4D, Shemsije Seferi- OJQ ALMA, Samir Reka- OJQ INPO, Nezhda Sherifi – OJQ Ekosistemi, Shaqir Haxhaj – OJQ Kapak dhe Miradije Gashi- OJQ Venera.