Platforma CiviKos, në bashkëpunim me Zyren për Qeverisje të Mirë, organizuan takimin koordinues të radhës me përfaqësuesen nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe ekspertin e angazhuar për realizimin e raportit të hartëzimit të organizatave të shoqërisë civile që ofrojnë shërbime në Kosovë. Ky raport do të kontribuoj në zbatim të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023, respektivisht rregullimin e një sistemi të qëndrueshëm të kontraktimit të shërbimeve nga ana e institucioneve publike për organizatat që ofrojnë shërbime në Kosovë. Ky aktivitet është financuar nga Balkan Trust for Democracy, projekt i German Marshall Fund i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe USAID.