Skip to main content
Po e ndajmë me ju një storie suksesi nga aktivitetet e Platforma Civikos dhe të mbështetura nga National Endowment for Democracy (NED): Realizimi i kërkesës të të rinjve të Dragashit për transportin falas të nxënësve të shkollës së mesme “Ruzhdi Berisha” dhe shkollave fillore në paralelet e ndara, duke filluar nga ky vit shkollor. Gjeni videon këtu.
Ky sukses është rezultat i bashkëpunimit të qeverisjes lokale me organizatat e shoqërisë civile, dhe avokimit të vazhdueshëm që këto të fundit e bëjnë për nevojat e komunitetin ku operojnë. Gjegjësisht, CiviKos përmes AVOKO – Qendra Rinore Dragash vitin e kaluar ka lehtësuar pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve në dëgjime buxhetore, në kuadër të projektit të mbështetur nga NED.
Sukseset e tilla dëshmojnë se pjesëmarrja e qytetarëve dhe organizatave në proceset vendimmarrëse janë shumë të rëndësishme dhe mund të sjellin ndryshime pozitive për komunitetin.