Me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare të demokracisë, Kuvendi i Kosovës me ndihmën e Sekretariatit të Platformës CiviKos organizoi paniairin e shoqërisë civile me 15 Shtator 2016, para Kuvendit të Kosovës. Në panir morën pjesë një numër i organizatave ku ekspozuan materialet promovuese të të tyre.
Panairi u vizitua nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës z. Kadri Veseli dhe deputetë tjerë ku patën mundësi të njoftohen nga afër me punën e Organizatave. Gjithashtu panairin e vizituan edhe shumë qytetarë tjerë që kishin ardhur për të vizituar Kuvendin.