Skip to main content

Platforma CiviKos sot me datën 7 prill 2016, në Qendrën Informative dhe Kulturore e BE-së, publikoi raportin mbi konsultimet publike të Qeverisë me organizata të shoqërisë civile, respektivisht me organizatat anëtare të Platformës CiviKos gjatë vitit 2015. Drejtorja Ekzekutive, e CiviKos Valdete Idrizi, e cila në fjalën hyrëse ndër të tjera theksoi se mungesa e një mekanizmi dhe sistemi të mirëfilltë për konsultime publike, që adresohen edhe në raport, kanë paraqitë probleme si një numër i konsideruar i ligjeve që nuk konsultohen fare nga qeveria, po ashtu mungesa e përgjigjeve nga institucionet publike për përfshirjen apo mos përfshirjen e kontributeve nga shoqëria civile rezultojnë me një proces të varfër të konsultimeve publike me shoqërinë civile, respektivisht me organizatat anëtare të CiviKos-it, 180 sosh.

 

Të gjeturat e raportit  u prezantuan nga Dardan Kryeziu – Zyrtar për Monitorim në CiviKos, ku u paraqiten te dhënat nga monitorimi i vazhdueshëm i procesit të konsultimit publik me qeverinë, si dhe rezultatet e hulumtimit rreth përfshirjes së shoqërisë civile në këtë proces për vitin 2015.
Pjesëmarrësit në diskutim i kontribuan debatit për përfshirjen aktive të shoqërisë civile në konsultime publike si vlerë e demokracisë, ku u  potencuan konsultimet sipërfaqësore nga disa ministri të linjës, mungesa e transparencës në këtë proces etj. Po ashtu u theksuan shembujt pozitiv të përfshirjes së organizatave të shoqërisë civile qysh në fazat më të hershme të konsultimit.

 

138 projektligje kanë qenë të parapara me agjendë legjislative për vitin 2015. Prej gjithsejt 80 projektligjeve sa janë miratuar në qeveri, vetëm 21 prej këtyre  janë konsultuar me CiviKos përkundër zotimit për të kundertën.

 

Aprovimi i rregullores së re që do të aprovohet së shpejti, respektivisht standardeve minimale për konsultime publike, e cila është hartuar nga Zyra Ligjore e Kryeministrit, në bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile, në kuadër të objektives së parë të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me shoqërinë civile 2013-2017, do të mundësojë vendosjen e një sistemi gjithëpërfshirës për konsultimin publik.

Për më shumë lexoni raportin duke klikuar në linkun: http://civikos.net/sq/publikimet-e-civikos