Platforma Civikos është duke mbajtur sesionin informues me anëtarët e shoqërisë civile pjesë e Këshillit për Bashkëpunim Shoqëri Civile-Qeveri. Ky sesion informues është duke u mbajtur nga Taulant Hoxha – Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile.
Qëllimi i këtij takimi është njoftimi i anëtarëve të ri të Këshillit mbi historikun dhe parimet e përgjithshme tё punës së Këshillit për bashkёpunim Qeveri – Shoqëri Civile, rolin e anёtarёve të Këshillit – bazuar në përvojat nga Këshilli i kaluar, si dhe mundёsitё e Kёshillit aktual, sipas objektivave strategjike. Falënderojmë Z. Hoxha për vullnetin, bashkëpunimin dhe dedikimin për punën e Këshillit, si dhe përfaqësuesit e Zyrës për Qeverisje të Mirë për bashkëpunimin solid dhe profesional në këtë proces.