Skip to main content
Platforma Civikos, në bashkëpunim me Agjencia për Informim dhe Privatësi, organizoi në Pejë sesion informues lidhur me Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Pjesmarrës në diskutim ishin përfaqësues lokal të insitucioneve, shoqërisë civile dhe bizneseve.
Komisionerja e Agjencia për Informim dhe Privatësi – znj. Krenare Sogojeva Dermaku, ndau informacione thelbësore mbi mandatin dhe punën e AIP-së, duke vendosur theksin te detyrimet ligjore që kanë institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile dhe bizneset në ruajtjen e privatësisë së qytetarëve.
Ky aktivitet kontribuoi si në ngritjen e vetëdijes, ashtu edhe në nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet sektorëve, me synim ndërtimin e një kulture të qëndrueshme të privatësisë dhe sigurisë digjitale në vend.
Ky sesin informues u mundësua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Sigurisë Kibernetike në të gjitha sektorët në Kosovë”, mbështetur nga Ambasada e Holandës në Kosovë.