Skip to main content
Sot ishim në Mitrovicë së bashku me Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) për sesionin informues të radhës mbi Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Pjesëmarrës nga institucionet lokale, organizatat e shoqërisë civile dhe sektori privat treguan interesim të lartë, duke adresuar pyetje konkrete dhe duke kontribuar me diskutime të vlefshme mbi zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku, ndau informacione kyçe mbi mandatin e AIP-së dhe detyrimet ligjore që kanë institucionet dhe organizatat në mbrojtjen e privatësisë së qytetarëve.
Diskutimet interaktive nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërsektorial dhe nevojën për ndërtimin e një kulture të qëndrueshme të sigurisë digjitale dhe respektimit të të drejtave të privatësisë në vend.
Ky sesin informues u mundësua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Sigurisë Kibernetike në të gjitha sektorët në Kosovë”, mbështetur nga Ambasada e Holandës në Kosovë.