Skip to main content
Sot, në bashkëpunim me Agjencia për Informim dhe Privatësi, Platforma Civikos organizoi një sesion informues në ambientet e Universiteti “Kadri Zekanë Gjilan, duke mbledhur përfaqësues të shoqërisë civile dhe bizneseve lokale për të diskutuar një temë tejet të rëndësishme: Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Përfaqësuesit e AIP ndanë informacione thelbësore mbi mandatin dhe punën e tyre, duke vendosur theksin te detyrimet ligjore që kanë institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile dhe bizneset për të mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve.
Ky aktivitet shërbeu jo vetëm për ngritjen e vetëdijes, por edhe si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërsektorial, me qëllim të ndërtimit të një kulture më të sigurt të privatësisë dhe sigurisë digjitale në vend.
Privatësia është një e drejtë – dhe përgjegjësi e përbashkët!
Ky sesin informues u mundësua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Sigurisë Kibernetike në të gjitha sektorët në Kosovë”, mbështetur nga Ambasada e Holandës në Kosovë.