Komunat kanë kompetencë ligjore të bashkëfinancojnë projektet e OJQ-ve, përfshirë edhe ato të BE-së—një hap praktik që mund të hapë më shumë mundësi për organizatat në nivel lokal.
Përmes Ligjit Nr. 04/L-010 për Bashkëpunim Ndërkomunal, disa komuna të një regjioni mund të lidhin marrëveshje për të financuar OJQ-të që operojnë në atë rajon, duke krijuar edhe fonde/menaxhim të përbashkët për bashkëfinancim.
Kjo mund të zbatohet në fusha ku komunat kanë kompetenca vetanake e të zgjeruara—nga zhvillimi ekonomik lokal e mjedisi, te të drejtat e njeriut, mirëqenia sociale, emergjencat, kultura dhe turizmi.
Kjo infografikë u mundësua me mbështetjen e Open Society Foundations – Western Balkans. Përmbajtja është përgjegjësi vetem e Platforma CiviKos dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit.

