Platforma Civikos organizoi punëtorinë “Politikat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në Kosovë”- Ndikimi në punën e OSHC-ve në Kosovë.
Kjo punëtori është udhëhequr nga z. Dren Puka nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), njëherit edhe anëtarë i grupit punues për plotësim ndryshimin e legjislacionit kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në Kosovë.
Pjesëmarrësit kishin mundësi të informoheshin rreth politikave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në Kosovë, dhe ndikimin që këto politika kanë në punën e shoqërisë civile.
Po ashtu gjatë punëtorisë u diskutua rreth vlerësimit të rrezikut sektorial, dhe rëndësisë së pjesëmarrjes së organizatave të shoqërisë civile në këtë proces të vlerësimit që Kosova është duke e kaluar.
Kjo punëtori është mbështetur nga Human Security Collective me seli në Holandë.