Platforma CiviKos, me mbështetje të Community Development Fund – CDF dhe Sida – Styrelsen för Internationellt Utvecklingssamarbete në kuadër të projektit “You cannot be what you cannot see”, ka përfunduar serinë e parë të punëtorive për të drejtat e njeriut dhe rolin e OJQ-ve në adresim të shkeljeve të drejtave të njeriut. Këto punëtori janë mbajtur në komunën e #Dragashit, #Klinës dhe #Kamenicës me trajner Z. Hilmi Jashari – ish-Avokat i Popullit.
Në kuadër të këtij projekti Platforma CiviKos do të ofrojë mbështetje për organizatat me bazë në komunitet, në zhvillim të kapaciteteve të organizatave, rrjetëzim, si dhe avokim në fushën e të drejtave. Produkt i këtij bashkëpunimi është ndërtimi i rrjetit të organizatave për të drejta të njeriut si dhe hapësira e veçantë “Human Rights Hub” e cila është krijuar në web faqen e Platforma CiviKos ku do të ofrohen materiale të ndryshme për të drejtat e njeriut dhe do të shërbej si platformë e përbashkët për organizatat përfituese si dhe organizatat anëtare të Platofma CiviKos.