Skip to main content

azuar në planin e punës të Këshillit për zbatimin e Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile 2013-2017, Zyra Ligjore – Zyrës së Kryeministrit, në përkrahje të GIZ, ka organizuar punëtorinë për përcaktimin e standardeve minimale për procesin e konsultimeve publike. Pjesëm arrës ishin anëtarë të shoqërisë civile dhe të insitucioneve relevante. Kjo punëtori tre ditore 29 – 31 korrik 2015 ishte e dyta e këtij lloji e mbajtur në Istog.

 

Gjatë punëtorisë u prezantua drafti fillestar të Projekt rregullores për përcaktimin e standarteve minimale pë procesin e konsultimit me publikun, duke e shqyrtuar dhe diskutuar draftin në mënytrë të detajuar. Diskutimi ishte shumë i gjallë dhe i hapur për të gjithë të pranishmit, ndërsa plotësim- ndryshimi ishte në pajtueshmëri me të gjithë për të pasuruar përmbajtjen dhe zbatimin e tij.

 

Projekt rregullorja ka për qëllim nxitjen dhe sigurimin e një procesi të informimit dhe të konsultimit publik ndërmjet publikut, palëve të interesuara dhe organeve publike, si dhe rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre për një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në procesin e politikëbërjes dhe vendimmarrjes me interes publik. Gjithashtu ka të bëjë me rritjen e efektivitetit të procesit të vendimmarrjes në organet publike, duke shmangur pasojat negative mbi shoqërinë dhe rritjen e shkallës së transparencës dhe përgjegjësisë së organeve publike ndaj publikut dhe palëve të interesuara.