Në kuadër të konsultimeve paraprake për Draft Udhëzimin Administrativ mbi Procedurat e Kontraktimit të Shërbimeve me OShC-të, Platforma CiviKos organizoi punëtori njëditore me përfaqësues nga institucionet publike, përfshirë ministritë dhe komunat. Gjatë kësaj punëtorie, u morën kontributet e nevojshme nga institucionet për përmirësimin e këtij dokumenti, i cili është ende në proces të hartimit.
Falenderojmë përfaqësuesit e Zyrës për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Drejtësisë për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre në panel.
Punëtoria u organizua nga Platforma Civikos me mbështetje nga projekti HumanRightivism dhe financuar nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë, përmes Fondit për Zhvillim Komunitar (CDF).