Platforma Civikos organizoi punëtorinë e parë të Grupit punues/avokues për rritjen e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në politikë-bërje.
Grupet punuese/avokuese janë themeluar nga Platforma CiviKos me mbështetje të Programit për Angazhim Qytetar, një partneritet ndërmjet Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe USAID Kosovo, bazuar në katër objektivat e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023.
Roli i anëtarëve të grupeve punuese është që të punojnë ngushtë me Këshillin për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile dhe të ofrojnë ekspertizë tematike për zbatim të Strategjisë.