Platforma Civikos organizoi punëtorinë e radhës të Grupit tematik për zhvillimin e praktikave dhe procedurave për kontraktimin e OShC-ve në ofrimin e shërbimeve.
Kjo punëtori u organizua me mbështetje të Programit për Angazhim Qytetar, një partneritet ndërmjet Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe USAID Kosovo. Platforma Civikos është partnere e KCSF në realizimin e këtij aktiviteti.