Platforma Civikos organizoi punëtorinë e radhës të Grupit tematik për rritjen e vullnetarizmit për programet me interes publik.
Në këtë punëtori, pjesëmarrësit diskutuan rreth të gjeturave fillestare të raportit të përgatitur nga Platforma CiviKos lidhur me zbatimin e Objektivës 4 të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile si dhe përgatitën rekomandimet për Këshillin për Bashkëpunim Shoqëri Civile-Qeveri për zbatimin e aktiviteteve në kuadër të kësaj objektive.
Kjo punëtori u organizua me mbështetje të Programit për Angazhim Qytetar, një partneritet ndërmjet Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe USAID Kosovo.