Skip to main content

U mbajt punëtoria e grupit punues/avokues për rritjen e vullnetarizmit për programet me interes publik.

Grupet punuese/avokuese janë themeluar nga Platforma CiviKos me mbështetje të Programit për Angazhim Qytetar, një partneritet ndërmjet Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe USAID në Kosovë, bazuar në katër objektivat e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023.

Roli i tyre është që të punojnë ngushtë me Këshillin për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile dhe të ofrojnë ekspertizë tematike për zbatim të Strategjisë.