Skip to main content

U organizua punëtoria dy ditore mbi Rregullimin e Pagesave të Kryetarëve të Këshillave Lokale, si vazhdimësi e punës të CiviKos për të ngritur pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrje lokale. Kjo punëtori mblodhi së bashku përfaqësues të komunave dhe ministrive përkatëse të Financave, Punës dhe Transfereve si dhe të Adminsitrimit të Pushtetit Lokal, për të diskutuar mbi rregullativat ligjore dhe sfidat që lidhen me zbatimin e kompensimin e kryesuesve të këshillave lokale.

Udhëhequr nga eksperti ligjor i angazhuar, z. Qerkin Berisha, diskutimi mbuloi në detaje rregullativën ligjore aktiale të funksionimit të këshillave lokale. Gjegjësisht, Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, Udhëzimin Administrativ (MAPL) Nr.02/2019 për Organizimin, Funksionimin dhe Bashkëpunimin e Komunave me Fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane, dhe Rregulloret Komunale për bashkëpunimin me fshatrat dhe bashkësitë lokale. Në këtë kontekst u diskutuan sfidat aktuale që ndërlidhen me kompensimin e kryesuesve të këshillave lokale dhe mundësia e adresimit të këtyre sfidave përmes koordinimit të institucioneve të nivelit qendror dhe lokal.

Në përfundim të punëtorisë, u dakordua që të vazhdohet me diskutime të mëtejshme për të zgjidhur praktikisht këtë çështje dhe një analizë të përbashkët të gjetjeve dhe rekomandimeve.

Kjo punëtori u mbështet nga National Endowment for Democracy.