Platforma Civikos organizoi dy punëtori në kuadër të bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara në Kosovë (UN Kosovo Team) dhe Akademinë Suedeze Folke Bernadotte (FBA). Punëtoritë u hapën nga znj. Arnhild Spence, Koordinatore për Zhvillim e Kombve të Bashkuara në Kosovë; znj. Drita Perezic, Këshilltare në Zyren e Presidentes; Vlora Tuzi Nushi, Shefe e Zyres e UN Women; dhe Dr. Visare Mujko Nimani, Shefe e Zyres së UNFPA.
Fokusi i punëtorive ishte aktivizmi i grave në lidhje me veprimin klimatik. Ekspertja e angazhuar, znj. Laura Davies, punoi afër me mbi 50 pjesëmarrëse nga e gjithë Kosova, duke i pajisur me njohuri për ndërlidhjen e sigurisë klimatike me barazinë gjinore, mjete për të qenë pjesë aktive në diskutimet e sigurisë klimatike që të bëhen avokuese për veprimin klimatik të përgjegjshëm ndaj gjinisë, dhe navigimin më të sigurt mes pasigurive klimatike gjithnjë në rritje.