Në kuadër të projektit “Zbutja e Ndikimit të Pandemisë COVID-19 tek OSHC-të që Ofrojnë Shërbime në Kosovë”, Platforma Civikos në partneritet me Zyrën për Qeverisje të Mirë/ Zyra e Kryeministrit organizuan punëtorinë me Këshillin për Bashkëpunim Shoqëri Civile – Qeveri.
Kjo punëtori synon që të vendosë bazat e rekomandimit të politikave për rregullimin e një sistemi të qëndrueshëm të kontraktimit të shërbimeve në Kosovë. CiviKos së bashku me Zyrën për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit dhe akterë tjerë do të punojnë së bashku për rregullimin e bazës ligjore për kontraktimin e shërbimeve për OSHC-të në Kosovë.
Ky aktivitet është financuar nga Balkan Trust for Democracy, një projekt i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe USAID.