Platforma CiviKos është duke mbështetur procesin e hartimit të Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP). Kjo punëtori është duke u zhvilluar në partneritet me Agjencia për Informim dhe Privatësi në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Sigurisë Kibernetike në të gjithë Sektoret në Kosovë” mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë Holandeze në Kosovë.
Punëtoria synon të sigurojë që Rregullorja për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në AIP të jetë gjithëpërfshirëse, funksionale dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Platforma Civikos mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit me autoritetet publike.