Skip to main content
Meqë Koncept dokumentii pёr trajtimin e legjislacionit në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit është në konsultim publik deri me datën 07.12.2023, Platforma Civikos në bashkëpunim me KCSF, kanë ftuar një takim të përbashkët me OJQ.
Takimi është drejtuar nga Dren Puka nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF dhe ka pasur për fokus të kuptuarit e ndikimeve të mundshme të këtij dokumenti në punën e organizatave të shoqërisë civile në Kosovë. Gjithashtu, rolin aktiv që OJQ-të mund ta luajnë përmes kontributit në procesin e konsultimit publik.
Falënderojmë të gjitha OJQ-të pjesëmarrëse në këtë punëtori.
Kjo punëtori është organizuar me mbështetjen e organizatës Human Security Collective me seli në Holandë dhe financuar nga @GIZ , Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik dhe Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze.