Në bashkëpunim me organizatën partnere nga Komuna e Prizrenit, EC Ma Ndryshe, Platforma Civikos përmbylli serinë e punëtorive me përfaqësues të Këshillave Lokale dhe organizatave të shoqërisë civile nga Prizreni.
Pjesëmarrësit gjatë punëtorive kanë rritur njohuritë e tyre rreth mekanizmave të pjesëmarrjes së qytetareve në procese vendimmarrëse në nivel lokal, dhe mënyrat e avokimit dhe ndikimit të politikave në nivel lokal.
CiviKos përmes këtyre punëtorive synon të ndërtoj ura bashkëpunimi mes përfaqësuesve të Këshillave lokale dhe OJQ-ve lokale në komunat fokus.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit Përforcimi i Zërave Lokal përmes Pjesëmarrjes Aktive financuar nga National Endowment for Democracy (NED).