CiviKos në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë/Zyrën e Kryeministrit (ZQM/ZK) organizon punëtorinë për praktikat më të mira në zbatimin e Strategjisë Qeveritare dhe Planit të Veprimit për bashkëpunim me shoqërinë civile 2013-2017.
Qëllimi i kësaj punëtorie është që përmes praktikave të Kroacisë të shohim përvojat pozitive dhe negative në zhvillimin dhe zbatimin e Strategjisë në Kosovë. Përmes ekspertëve nga Kroacia, pritet të merren praktikat e mira se si ka menaxhuar procesin e monitorimit të zbatimit të Strategjisë në Republikën e Kroacisë për periudhën 2012 -2016, cili ka qenë dhe është roli i Këshillit për Zhvillimin e shoqërisë civile në monitorimin e zbatimit, dhe çështje tjera që ndërlidhën me procesin e bashkëpunimit me shoqërinë civile.
Punëtoria organizohet më 11 dhe 12 qershor dhe është organizuar vetëm për anëtarët e këshillit. Kjo punëtori mbështetet nga projekti “Duke punuar së bashku. Drejt një marrëdhënie pune produktive mes shoqërisë civile dhe autoriteteve në Kosovë, Faza e Dytë”, një projekt i financuar nga BE, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i bashkë-finansuar nga FES Zyrja ne Kosovë.