Platforma CiviKos në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit ka organizuar punëtorinë dy-ditore me ekipin punues për zhvillimin e praktikave dhe procedurave për kontraktimin e OShC-ve për ofrimin e shërbimeve publike.
Kjo puntori është zhvilluar, në kuadër të Këshillit për Bashkëpunim Qeverisë – Shoqërinë Civile, si dhe me përfaqësues të organizatave që ofrojnë shërbime në Kosovë. Gjatë këtij aktiviteti u finalizua dokumenti ‘Rekomandimi i Politikave për Kontraktim të Shërbimeve nga OSHC-të në Kosovë’, dokument i cili do të shërbej si bazë për hartimin e legjislacionit sekondar për kontraktim të shërbimeve nga ana e OSHC-ve në Kosovë.
Kjo punëtori mbështetet nga Balkan Trust for Democracy (BTD), një projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-së (GMF) përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).