U mbajt punëtoria dy-ditore për shqyrtimin dhe finalizimin e draft përshkrimeve të vendeve të punës në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.
Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie ishte shqyrtimi i përshkrimeve të vendeve të punës dhe konkluzioneve të nxjerra nga legjislacioni në fuqi. Në këtë proces të rëndësishëm morrën pjesë përfaqësues nga Agjencia për Informim dhe Privatësi dhe eksperti i angazhuar të cilët kontribuan në finalizimin e dokumentacionit.
Punëtoria u organizua nga Platforma Civikos në bashkëpunim me Agjencia për Informim dhe Privatësi në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Sigurisë Kibernetike në të gjitha Sektorët në Kosovë“ mbështetur nga Embassy of the Netherlands in Kosovo.