Skip to main content

Platforma Civikos në bashkëpunim me organizatën partnere nga Komuna e Ferizajt, Iniciativa për Progres – INPO me 3 dhe 4 qershor, organizoi punëtori dy ditore me përfaqësues të Këshillave Lokale dhe organizatave të shoqërisë civile nga Komuna e Ferizajit.

Pjesëmarrësit gjatë punëtorisë dy ditore kanë rritur njohuritë e tyre rreth mekanizmave të pjesëmarrjes së qytetareve në procese vendimmarrëse në nivel lokal, dhe mënyrat e avokimit dhe ndikimit të politikave në nivel lokal. CiviKos përmes këtyre punëtorive synon të ndërtoj ura bashkëpunimi mes përfaqësuesve të Këshillave lokale dhe OJQ-ve lokale në komunat fokus.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit Përforcimi i Zërave Lokal përmes Pjesëmarrjes Aktive financuar nga National Endowment for Democracy (NED).