Grupi i organizatave të shoqërisë civile nga Komuna e Gjilanit dhe Kamenicës, të cilët kanë përfituar njohuri mbi monitorimin e prokurimit publik në nivel lokal, kanë përfunduar serinë e punëtorive mbi mësimin e aplikueshëm. Kjo seri e punëtorive është mbajtur në kuadër të projektit të USAID Komunat Transparente Efektive dhe Llogaridhënëse. Si rezultat, pesë organizata kanë punuar së bashku në përpilimin e raportit të monitorimit mbi aktivitetin e prokurimit, gjegjësisht të kontratës së prokurimit “RREGULLIMI I SHESHIT MBI LUMIN MIRUSHA-JUG”. Raporti është përpiliuar nga: NGO-NOPM, Dardana Press, Kosovo Center for International Cooperation – KCIC, KAND – Center for Social and Cultural Development dhe Transparene Monitorim, fasilitatore Albulena Nrecaj.
Raportin e plotë mund ta gjeni këtu.