BE kërkon që OJQ-të të bashkëfinancojnë 5–20% të vlerës së projektit, por Kosova ende nuk ka një mekanizëm të qartë (as fond të dedikuar) për bashkëfinancimin e projekteve të BE-së.
Kjo po ua kufizon OJQ-ve mundësinë për të përfituar fonde dhe i prek veçanërisht organizatat më të vogla, me burime të kufizuara.
Pa një mekanizëm të qëndrueshëm, rrezikojmë të humbasim miliona euro fonde të BE-së në vitet në vijim—edhe pse krijimi i sistemit të bashkëfinancimit është i paraparë në Strategjinë Qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile.
Kjo infografikë u mundësua me mbështetjen e Open Society Foundations – Western Balkans. Përmbajtja është përgjegjësi vetme e Platforma CiviKos dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit.

