Platforma Civikos u takua me Znj. Elizabeth Gowing – Këshilltare e Kryeministrit për Çështjet e Komuniteteve, si dhe Manuela Petrovic – Asistente në Zyrën e Kryeministrit për Çështje të Komuniteteve. Platforma CiviKos, së bashku me këtë zyre, do të ndajnë informatat për grante dhe informata tjera relevante për shoqërinë civile nga Qeveria e Kosovës në mënyrë që buletinet të pasurohen me më shumë informata.
Po ashtu u diskutua që Qeveria e Kosovës të fillojë të ndajë informatat për grante në Platformën Kosovo Funding Portal, e cila menaxhohet nga Platforma CiviKos.
Kosovo Funding Portal është duke u mbështetur nga granti institucional në kuadër të SMART Balkans.