Skip to main content

Këshilli për zbatimin e Strategjisë qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile është një trupë e krijuar për të siguruar, koordinuar dhe  monitoruar zbatimin e Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile 2013-2017 si dhe  Planin e Veprimit për zbatimin e kësaj Strategjie 2013 -2015. Këshilli ka 29 anëtarë, 14 përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe 15 përfaqësues të shoqërisë civile. Nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, 1 është emëruar nga Platforma CiviKos ndërsa 14 të tjerë janë zgjedhur  nga vet organizatat e shoqërisë civile.

 

Për shkak të largimit vullnetarë të dy anëtarëve të shoqërisë civile, Platforma CiviKos fton të gjita organizatat e shoqërisë civile në Kosovë të bëjnë nominimet për përzgjedhjen e dy anëtarëve të rinjë  në Këshill.

 

Për të përzgjedhur dy përfaqësuesit e shoqërisë civile në Këshill, ftohen OShC-të aktive në Kosovë për të nominuar përfaqësuesit e tyre. Ftesa nuk është e kufizuar vetëm te organizatat anëtare të Platformës CiviKos.

 

Për të nominuar një kandidat/e, OSHC-ja duhet të dorëzojë dokumentet e mëposhtme:

1.    Formularin për Nominim, i nënshkruar nga përfaqësuesi i autorizuar i OshC-së;
2.    Një biografi të kandidatit/es të nominuar;
3.    Certifikatën e regjistrimit të OJQ-së ose një dokument që dëshmon aktivitetin e rrjetit jo-formal;

Dokumentet mund t’i shkarkoni tek Shpalljet dhe të kompletuara duhet të dorëzohen drejtëpërdrejtë ose me postë në adresën Platforma CiviKos, Rr. Bedri Pejani 7/a, 10000 Prishtinë, jo më vonë se 21 shtator 2015.