Skip to main content
Prizreni mirëpriti sesionin e radhës informues për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të organizuar nga Platforma Civikos në bashkëpunim me Agjencia për Informim dhe Privatësi.
Gjatë sesionit, pjesëmarrës nga institucionet lokale, organizatat e shoqërisë civile dhe sektori privat shfaqën interesim të lartë, duke adresuar pyetje konkrete dhe duke hapur diskutime të rëndësishme mbi zbatimin praktik të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku, ofroi sqarime të detajuara mbi mandatin e AIP-së dhe obligimet ligjore që u takojnë institucioneve dhe organizatave në mbrojtjen e privatësisë së qytetarëve.
Diskutimet e hapura dhe interaktive theksuan nevojën për rritje të kapaciteteve, qasje të bashkërenduar dhe ndërtim të një kulture të qëndrueshme të sigurisë digjitale dhe respektimit të privatësisë në të gjitha nivelet.
Ky sesin informues u mundësua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Sigurisë Kibernetike në të gjitha sektorët në Kosovë”, mbështetur nga Ambasada e Holandës në Kosovë.