Skip to main content

Gresa Berisha nga Platforma Civikos, në cilësinë e folëses në POINT Conference në Sarajevë, ka prezantuar platformën për lehtësimin e kërkesave për qasje në dokumente publike kerkoqasje.com.

Kjo platformë është ndërtuar nga CiviKos në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë për Informim dhe Privatësi dhe me financim të National Endowment for Democracy.

KerkoQasje i ofron mundësinë organizatave të shoqërisë civile, gazetarëve dhe të gjithë qytetarëve të dërgojnë lehtësisht kërkesat e tyre për qasje në dokumente publike te të gjitha institucionet publike të Republikës së Kosovës.

Për më tepër vizitoni www.kerkoqasje.com.