Platforma Civikos pati kënaqësinë të mirëpresë në takim z.Tanigaki Hiroyasu, i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë. Gjatë vizitës, u njoftua me punën dhe rolin e Platforma CiviKos si dhe me zhvillimet kryesore në sektorin e shoqërisë civile në Kosovë.
Takimi shërbeu për të prezantuar angazhimin e Platforma CiviKos në forcimin e dialogut ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile, si dhe për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm.
Falënderojmë Ambasadën e Japonisë në Prishtina, për interesimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj zhvillimit demokratik në Kosovë.

