Platforma Civikos së bashku me European Centre for Non-profit Law (ECNL) me 1 dhjetor 2020 organizuan një punëtori gjysmë-ditore për organizata të shoqërisë civile në Kosovë për të kuptuar më shumë rreth ndikimit që ka legjislacioni kundër shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit në punën e shoqërisë civile në Kosovë? Dren Puka nga KCSF prezantoi rreth: · Proceseve që Kosova është duke kaluar për rishikim të legjislacionit në këtë fushë? · Problemet e OJQ-ve në qasjen të shërbimeve në bankat komerciale · Përfshirja e shoqërisë civile në këtë proces. Sangeeta Goswami nga Human Security Collective:
– Holandë dhe Eszter Hartay nga European Centre for Non Profit Law sollën praktikat nga vendet e ndryshme europiane.