Skip to main content

OSCE Mission in Kosovo dorëzoj Kosovo Funding Portal në Platforma Civikos, një partner i besueshëm i cili do të vazhdojë të përmirësojë qëndrueshmërinë afatgjatë të platformës dhe të maksimizojë potencialin e tij të plotë.

Kjo platformë, e para në llojin e saj në Kosovë, synon të rrisë aksesin dhe transparencën e mundësive të financimit për organizatat e shoqërisë civile (OSHC), të rrisë përfshirjen e tyre në jetën publike dhe të mbështesë krijimin e sinergjive midis shoqërisë civile në Kosovë.

Platforma është një mjet miqësor për përdoruesit që bashkon donatorët dhe OSHC-të së bashku në një vend. Michael Davenport – Ambasadori i OSCE Misioni në Kosovë dhe Donika Emini, Drejtore Ekzekutiv e Platforma Civikos, theksuan rëndësinë e rritjes dhe qasjen e mundësive të financimit për të gjitha OShC-të, përfshirë ato të vogla dhe të mëdha në nivelin grass-root dhe organizatat që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë, si dhe grupet e cënueshme.

Inkurajojmë organizatat donatore dhe OSHC-të të shfrytëzojnë sa më shumë këtë mjet dixhital! u mund të vizitoni platformën dhe të regjistroheni këtu: https://kosovofunding.org/