Skip to main content

Sekretariati i Platformës CiviKos, si bartëse e procesit për organizimin e zgjedhjeve për një anëtar të  shoqërisë civile në grup punues të Ministrisë së Financave me datë 13.05.2016 në zyrat e CiviKos organizoi numërimin e votave.

 

Pas verifikimit të votuesve u numëruan të gjitha votat ku gjithsej ishin 10 vota, të gjitha të vlefshme. Pas numërimit si përfaqësues i shoqërisë civile në grupin punues u përzgjodh Florent Spahija nga KDI/TIK (Instituti Demokratik i Kosovës/Transparency International Kosova).

 

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të verifikojnë dosjen e plotë të zgjedhjeve, munden të bëjnë këtë deri me 20.05.2016, duke u lajmëruar në info@civikos.net apo 038 224 904.

 

Votat për kandidatë, janë si në vijim:
1.Florent Spahija – KDI/TIK (Instituti Demokratik i Kosovës/Transparency International Kosova (7 vota)
2.Tahire Gashi – OJQ “Zana” (3 vota)