Skip to main content

Me datë 09.07.2015 Platforma CiviKos mbajti sesionin informues për përfaqësuesit e shoqërisë civile në Këshill dhe anëtarët e grupeve të punës të Platformës CiviKos. Takimi u mbajt në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë. Sesioni kishte për qëllim ndërtimin e një kuptimi të përbashkët mbi rolin dhe përgjegjësitë e përfaqësuesve të OSHC-ve në Këshill; mekanizmat dhe forma tjera të komunikimit ndërmjet përfaqësuesve të OSHC-ve dhe sektorit të OSHC-së.

 

Në këtë takim morën pjesë anëtarë nga shoqëria civile në Këshillin për zbatimin e Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile 2013-2017 dhe anëtarët e grupeve punuese të Platformës CiviKos. Aty u diskutuan rreth mobilizmit dhe mënyrës sa më të të mirë për avokim të çështjeve me interes për shoqërinë civile dhe përfaqësim në Këshill.

 

Sesioni informues është mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë në kuadër të projektit Duke punuar së bashku – drejt një marrëdhënie pune produktive mes shoqërisë civile dhe autoriteteve në Kosovë dhe i bashkë-finansuar nga FES Zyra në Kosovë.