Skip to main content

Platforma CiviKos mbajti takimin e radhës konsultativ, me organizatat nga rajoni i Mitrovicës së veriut, rreth krijimit të grupeve punuese tematike sipas objektivave të strategjisë qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile 2013-2017. Takimi u mbajt në Restaurant Number 1, në veri të Mitrovicës. Në takim u diskutua rreth mobilizimit të organizatave në monitorim të zbatimit të Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile, organizimin e grupeve punuese sipas objektivave te strategjike. Sekretariati i Platformës Civikos poashtu theksoi rëndësinë e aktivizimit të vet organizatave sidomos ato të veriut në këta mekanizma, dhe do të përkrahë këto grupe në kordinim, lehtësim si dhe me pjesëmarrje.

 

Pas krijimit të Këshillit për Zbatim të Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile, i cili është themeluar më 15 tetor 2014, e po ashtu edhe ekipet punuese që do të mundësojnë zbatimin e strategjisë, këto takime kanë për qëllim diskutimin rreth zhvillimeve të fundit rreth zbatimit të Strategjisë Qeveritare dhe themelimit të grupeve punuese.

 

Platforma CiviKos, të paraparë edhe në rregulloren e vet të miratuar në Kuvendin e fundit të anëtarëve të mbajtur në Prill të këtij viti, do të formojë grupet punuese tematike sipas objektivave të strategjisë qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile.

 

Rregulloren e Punës së Platformës CiviKos dhe Strategjinë Qeveritare mund t’i gjeni ne web-faqen e CiviKos. www.civikos.net

Kjo seri e konsultimeve me organizatat anëtare mbështetet nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung zyra në Prishtinë