Skip to main content

Ju prezantojmë me Lea Salihu, e cila është angazhuar si praktikante në Agjencia për Informim dhe Privatësi në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Sigurisë Kibernetike në të gjithë Sektorët në Kosovë”, mbështetur nga Ambasada e Holandës në Kosovë.

Lea është studente në drejtimin e Inxhinierisë Softuerike në Kolegjin AAB. Përmes trajnimeve në DevOps dhe Siguri Kibernetike, ajo ka përmirësuar aftësitë e saj profesionale, duke u fokusuar në zgjidhjen e problemeve rreth sigurisë së të dhënave dhe optimizimin e proceseve teknologjike.