Ju prezantojmë me Nita Fona, e cila është angazhuar si praktikante në Agjencia për Informim dhe Privatësi / Agencija za Informacije i Privatnost në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Sigurisë Kibernetike në të gjithë Sektorët në Kosovë”, mbështetur nga Ambasada e Holandës në Kosovë / Embassy of the Netherlands in Kosovo .
Nita është juriste e diplomuar në Universitetin e Prishtinës. Ajo ka qenë e angazhuar si praktikante në Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, si dhe në programin e USAID për Drejtësi Komerciale.