Skip to main content

Platforma CiviKos rrjeti i organizatave të shoqërisë civile në Kosovë në bashkëpunim me organizatat Artpolis, Democracy Plus, PEN, Fondacioni Kosovar për Shoqëri civile (KCSF), dhe YMCA kanë filluar kampanjën online #VendoseMasken që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve të Kosovës mbi rëndësinë e përdorimit të maskave në ambiente publike.

Kampanja online #VendoseMasken ka filluar sot në orën 12:00 me një aksion simbolik përmes shpërndarjes së mbi 600 maskave në pikat e ndryshme në qytetin e Prishtinës.

Lokacionet ku janë shpërndarë maskat:

 

  • Platforma CIVIKOS – Rruga Tringë Smajli;
  • ARTPOLIS– Para Teatrit Kombëtar;
  • DEMOCRACY PLUS- Rruga Justiniani (para hyrjes në nënkalim);
  • PEN – Stacionet e Autobusëve Urban (tek Katedralja dhe tek Rektorati);
  • FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE (KCSF) – Pallati i Rinisë (para New Born);
  • YMCA – Rruga Qamil Hoxha (afër Ministrisë të Kulturës Rinisë dhe Sportit).

Platforma CiviKos inkurajon organizatat e shoqërisë civile dhe të gjithë qytetarët që të promovojnë këtë kampanjë online përmes rrjeteve sociale duke vendosur #VendoseMasken në postimet e tyre, si dhe të ndërmarrin aksione të ngjashme në të gjitha qytetet e Kosovës.

Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe respektimi i rekomandimeve të institucioneve duhet të jetë prioritet për të gjithë.